Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Hulumtime të fundit kanë treguar se ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit oral dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Inflamacioni i mishrave të dhëmbëve mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për probleme të zemrës, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta. Sipas studiuesve, bakteret që shkaktojnë sëmundje periodontale mund të hyjnë në qarkullimin…

Më shumë

Shkencëtarët kanë raportuar përparime të rëndësishme në zhvillimin e terapive gjenetike që synojnë trajtimin e sëmundjeve të rralla. Këto trajtime fokusohen në korrigjimin e drejtpërdrejtë të mutacioneve në ADN që shkaktojnë sëmundjen, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta. Në provat klinike të para, disa pacientë kanë treguar përmirësim të dukshëm të…

Më shumë

Një studim i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se personat që flenë më pak se gjashtë orë në natë kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve kronike. Hulumtimi përfshiu mijëra pjesëmarrës dhe analizoi lidhjen mes orëve të gjumit dhe gjendjes shëndetësore, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta. Rezultatet tregojnë se…

Më shumë

Studime të fundit ndërkombëtare tregojnë se problemet e shëndetit mendor te adoleshentët janë në rritje të vazhdueshme. Sipas analizave të kryera në disa vende të zhvilluara, një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve raportojnë simptoma të ankthit, depresionit dhe lodhjes emocionale, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.…

Më shumë

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat pritet që në disa zona të sjellin riga të herëpashershme shiu, ndërsa intervalet me kthjellime do të jenë të pakta, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 7°C deri…

Më shumë