Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një punonjëse shëndetësore në Indi, e cila ishte infektuar me virusin e rrezikshëm Nipah në muajin dhjetor, ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë shëndetësor në shtetin lindor të Bengalit Perëndimor. Sipas Reuters, viktima ishte infermiere dhe njëra nga dy personat e infektuar në këtë shtet.…

Më shumë

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do…

Më shumë