Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK kryen analizën gjenetike të virusit të gripit A: Dominon nën-tipi H3N2, vaksina mbetet efektive

Lajme 12/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka kryer së fundmi analizën e detajuar gjenetike të virusit të gripit A, në kuadër të mbikëqyrjes sezonale të gripit.

Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së, analiza e virusit të gripit është kryer në nivel gjenetik me teknologji moderne, duke i lejuar profesionistët shëndetësorë të identifikojnë variantet në qarkullim dhe ndryshimet që mund të ndikojnë në efektivitetin e vaksinës.

Analizat e IKSHPK-së, tregojnë se gjatë kësaj periudhe po dominon nën-tipi A/H3N2, i cili është aktualisht në qarkullim edhe në vendet e Evropës dhe më gjerë.

Gripi A është një virus që shkakton grip sezonal, sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit. Mes tjerash, ky virus përhapet përmes spërklave të frymëmarrjes kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, si dhe përmes kontaktit të afërt. Tek shumica e njerëzve shkakton temperaturë, kollë, dhimbje trupi dhe lodhje, por tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje kronike mund të shkaktojë komplikime serioze.

Çfarë është bërë konkretisht nga IKSHPK-ja?

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është kryer sekuencimi i gjenomit të plotë të virusit të gripit A. Sekuencimi i virusit njihet si procesi i leximit të kodit gjenetik të virusit për të kuptuar saktësisht çfarë lloji është dhe si po ndryshon.

Çdo virus përmban material gjenetik, i cili shërben si “udhëzues” për mënyrën se si ai shumohet dhe përhapet. Tek virusi i gripit A, ky material gjenetik është ARN (acid ribonukleik).

Sekuencim quhet procesi laboratorik që përdoret për ta lexuar këtë material gjenetik. Procesi fillon me marrjen e një mostre nga pacienti, zakonisht përmes një tamponi nga hunda ose fyti. Nga kjo mostër izolohet ARN-ja e virusit.

Në IKSHPK, është përdorur teknologjia moderne e quajtur “Next Generation Sequencing” (NGS). Kjo metodë mundëson leximin e kodit gjenetik të virusit në mënyrë të detajuar, duke ndihmuar në identifikimin e saktë të llojit dhe ndryshimeve që mund të ketë pësuar.

Këto informacione janë thelbësore për të kuptuar si po evoluon virusi dhe sa efektive mbetet vaksina kundër tij.

Si rrjedhojë, në laboratorin e IKSHPK-së janë përzgjedhur për analizë 22 mostra nga pacientë që më herët kishin rezultuar pozitivë për gripin A (gjatë periudhës 18.12.2025-14.01.2026). Këta pacientë ishin testuar fillimisht me metodën RT-PCR, e cila mbetet test standard që përdoret për të konfirmuar nëse virusi është i pranishëm në organizëm.

Çfarë nxorrën në pah rezultatet e IKSHPK-së?

Nga 22 mostrat e analizuara:

  • 82% i përkisnin nën-tipit A/H3N2;
  • 18% i përkisnin nën-tipit A/H1N1;

Sipas analizës së materialit gjenetik të realizuar në IKSHPK, të gjitha mostrat e nën-tipit H3N2 rezultuan se i përkasin të ashtuquajturit “kladi K”. Kjo do të thotë se ato i takojnë të njëjtit grup apo lloj të virusit, i cili ka karakteristika të ngjashme gjenetike. Ky version aktualisht po qarkullon në shumë vende të botës.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara në bazën ndërkombëtare “GISAID”, ku shtetet raportojnë informacionin gjenetik për viruset në qarkullim, ky variant përbën rreth gjysmën e rasteve të regjistruara në Evropë.

A funksionon vaksina aktuale e cila administrohet edhe në Kosovë?

Të dhënat tregojnë se virusi në qarkullim ka disa ndryshime gjenetike krahasuar me shtamin që është përdorur për përgatitjen e vaksinës sezonale.

Megjithatë, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), të dhënat preliminare nga studimet në kujdesin parësor shëndetësor tregojnë se vaksina sezonale ofron mbrojtje kundër infeksionit me A/H3N2 në nivel prej 52% deri në 57%.

Kjo nënkupton se vaksina vazhdon të ofrojë mbrojtje të konsiderueshme dhe ndihmon në uljen e rrezikut për forma të rënda të sëmundjes dhe komplikime.

Rezultatet e IKSHPK-së janë në përputhje me të dhënat rajonale dhe globale dhe konfirmojnë rëndësinë e përdorimit të teknologjive moderne në mbikëqyrjen e gripit sezonal.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë të rekomandojnë vaksinimin sezonal si masën më efektive për mbrojtje nga gripi, veçanërisht për grupet më të rrezikuara të popullatës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUshqyerja e kufizuar në kohë ul simptomat dhe inflamacionin e sëmundjes Krohn
Artikulli i rradhës Presidentja Osmani nderon Prof. Paddy Dewan për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kirurgjinë pediatrike

Ju sugjerojmë

Franca nxiton të miratojë ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

21/07/2026 Lajme

Humb jetën 24-vjeçarja në një aksident në Komoran

21/07/2026 Lajme

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.