- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri tregon se ushqyerja brenda një periudhe tetë-orëshe çdo ditë mund të përmirësojë simptomat dhe inflamacionin tek personat me sëmundjen Krohn, veçanërisht te ata me mbipeshë ose obezitet. Sëmundja Krohn është një gjendje kronike inflamatore e zorrëve që shpesh kërkon ndryshime në stilin e jetës dhe trajtime…
Të qenit bilingual do të thotë të flasësh dy gjuhë shumë mirë. Fëmijët bilingual mund të përdorin gjuhët në mënyra të ndryshme: disa flasin të dyja gjuhët shumë shpesh, të tjerët i përdorin në situata të ndryshme, ndërsa disa mund të flasin më shpesh një gjuhë se tjetrën. Mësimi i…
Një studim i ri tregon se modelet e mëdha gjuhësore, si ChatGPT, mund të besojnë informacion mjekësor të rremë nëse paraqitet në mënyrë realistike në shënime mjekësore ose diskutime online. Shumë biseda për shëndetin zhvillohen në internet, nga kontrolli i simptomave të veçanta, krahasimi i trajtimeve, deri te ndarja e…
Riga Pharm ka lansuar zyrtarisht aplikacionin e mobil, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve farmaceutike dhe forcimit të lidhjes ndërmjet barnatores, farmacistit dhe pacientit/konsumatorit. Aplikacioni është konceptuar si një platformë funksionale dhe intuitive për të ofruar një përvojë më të shpejtë, më të qartë dhe më…
Kur jeni në gjidhënie, është normale të shqetësoheni se ushqimi dhe pijet mund të ndikojnë tek bebja. Nuk ka nevojë për një dietë të veçantë, por duhet të jeni të kujdesshme me disa gjëra. Një dietë e shëndetshme dhe marrja e mjaftueshme e lëngjeve ndihmojnë prodhimin e qumështit dhe mirëqenien…
Një analizë e madhe mbi studime të mëparshme tregon se përdorimi i statinave nuk lidhet me shumicën e efekteve anësore të listuara në etiketat e tyre, përfshirë humbjen e kujtesës, depresionin, shtimin e peshës dhe shqetësimet rreth gjumit. Statinat janë ilaçe që zakonisht përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit…
Një studim i ri sugjeron se levetiracetami, një ilaç i përdorur për sulmet konvulsive, mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit. Studimi i ri përfshiu modele shtazore, neurone humane dhee trurin e njerëzve me rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Rezultatet treguan se…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar krijimin e 16 komisioneve parlamentare, duke bërë legjislaturën e X-të plotësisht funksionale. Ajo theksoi se komisionet do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse, duke ftuar grupet parlamentare për bashkëpunim në shërbim të qytetarëve. Postimi i plotë: Sot, pas njoftimit për…

