Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Riga Pharm ka lansuar zyrtarisht aplikacionin e mobil, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve farmaceutike dhe forcimit të lidhjes ndërmjet barnatores, farmacistit dhe pacientit/konsumatorit. Aplikacioni është konceptuar si një platformë funksionale dhe intuitive për të ofruar një përvojë më të shpejtë, më të qartë dhe më…

Më shumë

Një analizë e madhe mbi studime të mëparshme tregon se përdorimi i statinave nuk lidhet me shumicën e efekteve anësore të listuara në etiketat e tyre, përfshirë humbjen e kujtesës, depresionin, shtimin e peshës dhe shqetësimet rreth gjumit. Statinat janë ilaçe që zakonisht përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit…

Më shumë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar krijimin e 16 komisioneve parlamentare, duke bërë legjislaturën e X-të plotësisht funksionale. Ajo theksoi se komisionet do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse, duke ftuar grupet parlamentare për bashkëpunim në shërbim të qytetarëve. Postimi i plotë: Sot, pas njoftimit për…

Më shumë

Është vendosur që sonte, në orën 19:00, të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. Vendimi për mbajtjen e seancës vjen pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e thirrur më herët gjatë ditës nga kryetarja Albulena Haxhiu. Mbledhja, e cila nisi në orën 15:00, pati vetëm një pikë të rendit të…

Më shumë

Qeveria e re e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e parë përuruese në të cilën ka marrë disa vendime. Këto janë të gjitha vendimet e marra: –           Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën…

Më shumë

Gratë shtatzëna që vendosin të ndërpresin ilaçet kundër depresionit përballen me pothuajse dyfish rrezik për probleme serioze të shëndetit mendor, krahasuar me ato që vazhdojnë trajtimin. Kjo është ajo që tregon një studim i ri i prezantuar në një konferencë mjekësore në Shtetet e Bashkuara. Sipas studiuesve, gratë që ndalojnë…

Më shumë