- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri i udhëhequr nga University of Cambridge tregon se inteligjenca artificiale (AI) mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë sëmundjet serioze të valvulave të zemrës shumë vite përpara se ato të bëhen kërcënuese për jetën. Studimi përfshiu analizën e tingujve të zemrës nga 1,767 pacientë duke përdorur një…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bazuar në raportet zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian, të datës 09.02.2026, njofton se në një fermë familjare në rajonin Maramureș, në Republikën e Rumanisë, është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake. Në përputhje…
Një studim i ri tregon se funksioni i paralajmërimit për presion të lartë të gjakut i Apple Watch mund të mos identifikojë gjithmonë hipertensionin tek të moshuarit dhe disa grupe të tjera të rrezikuara. Apple Watch përdor sensorë optikë për të monitoruar rrjedhën e gjakut dhe për të sinjalizuar përdoruesit…
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka publikuar raportin vjetor të Repartit të Neonatologjisë për vitin 2025, i cili paraqet të dhëna mbi numrin e lindjeve dhe shërbimet e ofruara për të porsalindurit. Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë trajtuar gjithsej 1550 të porsalindur, transmeton Gazeta Shneta. Prej tyre, 508 lindje…
Modelet e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT, mund të pranojnë dhe përsërisin informacione të rreme mjekësore kur ato paraqiten në mënyrë bindëse, thuhet në një studim të ri të publikuar në The Lancet Digital Health. Studiues nga Mount Sinai Health System në Nju Jork analizuan mbi një milion pyetje të drejtuara…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar…
Kompania e ish-kandidatit për deputet nga partia NISMA, ka fituar tenderin për sigurimin fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpëblyer me tenderin për sigurim kompaninë “Defence Security SHPK” me vlerë prej mbi 1 milion Euro. Portali Kujdestari.info ka gjetur se kjo kompani…
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për aktivitetin ditor të institucionit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, 195 pacientë janë aktualisht të shtrirë në spital, ndërsa 44 pacientë janë pranuar rishtazi. Gjatë kësaj periudhe, 325 pacientë kanë kryer gjithsej 3,471 analiza laboratorike. Po ashtu, janë realizuar…

