Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Aborti, i njohur edhe si ndërprerje e shtatzënisë, është procesi i përfundimit të një shtatzënie. Ndërsa, për dallim nga kjo, ekziston edhe aborti spontan që ndodh kur shtatzënia përfundon natyrshëm, pa ndërhyrje mjekësore. Arsyet pse një grua mund të zgjedhë abortin janë të shumta dhe vendimi është thellësisht personal. Shtatzënia…

Më shumë

Me 11 vota për, është votuar ceritifkimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, raporton Ekonomia Online. Në nisje të mbledhjes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari Kreshnik Radoniqi tha se nuk ka pasur ndryshim nga Gjykata Supreme dhe andaj rezultati mbetet i njëjtë. “Pas shpalljes…

Më shumë

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. Sipas Policisë, arrestimi është kryer në orët e mesditës në rrugën “Pajazit Boletini”. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të…

Më shumë

Dhimbja abdominale (e barkut) përkufizohet si dhimbje që ndihet kudo midis kraharorit dhe legenit. Gjatë shtatzënisë, dhimbjet e barkut janë të shpeshta dhe në shumë raste nuk janë serioze. Megjithatë, ndonjëherë ato mund të jenë shenjë e një gjendjeje kërcënuese për jetën, ndaj është e rëndësishme të dini kur duhet…

Më shumë

Një rast i dhunës fizike është regjistruar pasditen e sotme në shkollën fillore të mesme të ulët “Pavarësia” në Prishtinë, ku një video e publikuar në rrjete sociale shfaq një mësimdhënës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi. Pas publikimit të pamjeve, Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë reaguar menjëherë, ndërsa…

Më shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit tregojnë përmirësim të dukshëm të parametrave të turbullirës. Sipas IKSHPK-së, analizat laboratorike të realizuara gjatë tre ditëve të fundit në Laboratorin e…

Më shumë