Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një studim i fundit ka shqyrtuar efektet e një diete ketogjenike me pak karbohidrate te të rriturit që vuajnë nga depresioni rezistent ndaj trajtimit. Ky lloj depresioni përkufizohet kur simptomat nuk përmirësohen edhe pas provës së të paktën dy antidepresivëve të ndryshëm. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që ndoqën dietën ketogjenike…

Më shumë

Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka ofruar shërbime ambulatore, spitalore, urgjente dhe operative gjatë vitit 2025 për pacientët nga rajoni. Sipas të dhënave të publikuara nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, gjatë këtij viti janë regjistruar 1,962 vizita ambulatore, 1,098 vizita në…

Më shumë

Rastet e reja me virusin Nipah të raportuara në Indi kanë ngritur shqetësime për një tjetër shpërthim të mundshëm të një sëmundjeje të rrezikshme. Megjithatë, autoritetet shëndetësore thonë se situata aktualisht është nën kontroll. Virusi Nipah është një sëmundje e rrallë, por serioze, që mund të shkaktojë ënjtje të trurit,…

Më shumë