- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga…
Një studim i ri po ngre shpresat se diabeti i tipit 1 tek fëmijët mund të zbulohet shumë më herët përmes kontrolleve rutinë shëndetësore, duke shmangur rastet e diagnostikimit emergjent dhe komplikimet e rënda. Hulumtuesit kanë vlerësuar se testimi i hershëm për diabetin tek fëmijët është i realizueshëm në praktikën…
Një foshnje vetëm dy muaj e gjysmë po përballet me një betejë të vështirë për jetën. Hana Shushnjaku është diagnostikuar me një sëmundje shumë të rrallë dhe të rëndë të mëlçisë, të njohur si atresia e rrugëve biliare (Gallengangatresie). Për shkak të kësaj sëmundjeje, rrugët biliare të foshnjës nuk janë…
Personat që vuajnë nga migrena me aurë mund të kenë rrezik më të lartë për goditje ishemike në tru, sidomos në moshën e mesme dhe të shtyrë, tregon një studim i ri i publikuar në revistën “Neurology Open Access”. Studiuesit analizuan mbi 11 mijë persona dhe zbuluan se migrena e…
Një studim i ri ka ngritur shqetësime për ndikimin që disa konservues të përdorur gjerësisht në industrinë ushqimore mund të kenë në shëndetin e zemrës. Sipas raportimit të publikuar nga HealthDay, studiuesit kanë gjetur lidhje mes konsumimit të shpeshtë të ushqimeve të përpunuara dhe rritjes së rrezikut për probleme serioze…
Infeksionet bakteriale seksualisht të transmetueshme (IST), përfshirë sifilizin dhe gonorrenë, kanë arritur nivele rekord në Evropë gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Agjencia evropiane për kontrollin e sëmundjeve paralajmëron se rastet e këtyre infeksioneve janë rritur në mënyrë të…
Obeziteti ndikon në të gjithë trupin, duke zbuluar dëmtime që shkojnë përtej indit dhjamor dhe prekin organe të ndryshme, përfshirë edhe sistemin nervor. Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, është udhëhequr nga studiues të Helmholtz Munich dhe Ludwig Maximilian University Munich, të cilët zhvilluan një sistem të ri të…
Sipas një raporti të Washington Post, Shtetet e Bashkuara fillimisht refuzuan të lejonin një mjek amerikan të infektuar me Ebola të kthehej në shtëpi. Gazeta citon pesë burime të njohura me çështjen. Si rezultat, evakuimi i mjekut u vonua përpara se ai të transportohej përfundimisht me aeroplan në Gjermani. Mirëpo,…

