Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot do të mbajë mot me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Reshjet pritet të jenë më të theksuara gjatë orëve të para të ditës dhe në mëngjes, si dhe sërish në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Gjatë pasdites, në…

Më shumë

Një studim i fundit ka analizuar efektivitetin e terapive të kombinuara për insomninë, duke përfshirë vajrat esencialë dhe terapinë e sjelljes kognitive (CBT). Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që përdorën këtë qasje të integruar përjetuan reduktim më të madh të simptomave dhe përmirësim të cilësisë së gjumit, krahasuar me metodat standarde…

Më shumë

Një raport i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se rreth 4 në 10 raste të kancerit në mbarë botën janë të parandalueshme, duke adresuar faktorë të njohur rreziku si duhani, alkooli, obeziteti, dieta e dobët dhe mungesa e aktivitetit fizik. Ky vlerësim vjen nga analiza e të dhënave globale të shëndetit…

Më shumë