Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një studim i hershëm ka demonstruar se hormonët e përdorur në trajtimet e fertilitetit (IVF) mund të dorëzohen përmes një patch me mikroneedha, duke eliminuar nevojën për injeksione të përditshme dhe duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e pacientëve. Rezultatet fillestare te kafshët treguan që patch-i ofron një dorëzim të kontrolluar dhe…

Më shumë

Një ekip hulumtuesish në Stanford Medicine zhvilloi një model të avancuar inteligjence artificiale që mund të parashikojë rrezikun për mbi 100 sëmundje të ndryshme vetëm duke analizuar modelet e gjumit të një individi. Sistemi përdor të dhëna nga fazat e gjumit, rrahjet e zemrës dhe lëvizjet e trupit gjatë natës…

Më shumë