Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin ditor të punës, duke njoftuar se gjatë një dite janë kryer me sukses 12 operacione kirurgjikale. Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar 395 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 38 pranime të reja. Aktualisht, në këtë institucion janë të shtrirë 172 pacientë, përcjell…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka bërë të ditur se tashmë ka furnizim të rregullt me energji elektrike, pas sanimit të defektit nga KEDS. Më parë ky institucion shëndetësor ka njoftuar se për shkak të një problemi në trafo, spitali ka mbetur pa rrymë dhe se shërbimet vitale kanë funksionuar…

Më shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik se ka bllokuar produktin për foshnje “Beba Supreme” 800 gramësh. AUV njofton se bazuar në njoftimin zyrtar të pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, është konstatuar se subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka…

Më shumë

Disa reparte të Spitalit të Mitrovicës kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike si pasojë e një defekti në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur institucioni shëndetësor. Nga Spitali bëhet e ditur se pjesët vitale janë të furnizuara me energji përmes gjeneratorëve, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve esenciale…

Më shumë

Gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa rajone parashihen edhe riga të dobëta shiu. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8…

Më shumë