- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Pleurat Sejdiu do të kandidojë për mandatin e tretë për pozitën e kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës. Dr. Pleurat Sejdiu, specialisti i ortopedisë, po e kërkon edhe një mandat në krye të Odës së Mjekëve të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta. Këtë e ka konfirmuar ai vet në një…
Disa reparte të Spitalit të Mitrovicës kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike si pasojë e një defekti në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur institucioni shëndetësor. Nga Spitali bëhet e ditur se pjesët vitale janë të furnizuara me energji përmes gjeneratorëve, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve esenciale…
Gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa rajone parashihen edhe riga të dobëta shiu. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8…
Diagnostifikimi i demencës mund të jetë një proces i komplikuar. Mjekët zakonisht shqyrtojnë historinë mjekësore dhe familjare të pacientit, bëjnë pyetje mbi simptomat dhe rekomandojnë teste njohëse apo skanime të trurit për të përcaktuar nëse personi vërtet vuan nga demenca, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta. Megjithatë, disa gjendje shëndetësore…
Kanceri i pankreasit, veçanërisht adenokarcinoma e kanaleve pankreatike (PDAC), është forma më e zakonshme dhe një nga më të vështirat për t’u trajtuar. Një problem kryesor është rezistenca e tumorit ndaj ilaçeve të quajtura inhibitorë të RAS(ON), të cilat synojnë proteinat e prodhuara nga gjeni KRAS, i cili shpesh ka…
Njerëzit me diabet të tipit 2 janë më të rrezikuar të zhvillojnë demencë. Një studim i fundit shqyrtoi se si një ilaç i ri për diabetin mund të ndikojë në këtë rrezik, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta. Ko-transportuesit e natriumit-glukozës tip 2 (SGLT-2) janë proteina që ndodhen kryesisht…
Një pacient me kancer të mushkërive ka marrë një imunoterapi të re, e zhvilluar për të njohur dhe luftuar qelizat kancerogjene, duke shënuar fillimin e një prove klinike te njerëzit. Terapia hetimore ARNm, e zhvilluar nga kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, do të testohet në shtatë vende, me rreth 130…
Një numër i panjohur punonjësish të ndihmës janë zhdukur pasi sulmet ajrore goditën një spital në Sudanin e Jugut, pranë kufirit me Etiopinë, thotë një grup bamirësie. Spitali, i drejtuar nga organizata bamirëse mjekësore Mjekë pa Kufij (MSF) në shtetin Jonglei, “u godit në një sulm ajror nga forcat qeveritare…

