- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sipas një raporti të Washington Post, Shtetet e Bashkuara fillimisht refuzuan të lejonin një mjek amerikan të infektuar me Ebola të kthehej në shtëpi. Gazeta citon pesë burime të njohura me çështjen. Si rezultat, evakuimi i mjekut u vonua përpara se ai të transportohej përfundimisht me aeroplan në Gjermani. Mirëpo,…
Punëtori që ra nga lartësia gjatë punës në një vendpunishte në Ferizaj është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë. Sipas drejtorit të Intensivës në QKUK, Shaqir Uka, pacienti fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv, ku po trajtohet me aparatura.…
Një ekip studiuesish nga Carnegie Mellon University, në bashkëpunim me “Cleveland Clinic”, ka zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale që mund të interpretojë rezonancën magnetike të zemrës (MRI kardiake) pa pasur nevojë për të dhëna të etiketuara manualisht nga ekspertët. Sistemi i ri, i quajtur “CMR-CLIP”, është krijuar…
Për vitin e gjashtë me radhë, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon fushatën “Java kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve!” Siç ka njoftuar kjo organizatë, nga 22 deri më 28 maj, do të shpërndajë produkte menstruale falas në shkolla, universitete, kafiteri dhe hapësira publike dhe do…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje të reja lidhur me procesin e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Kjo periudhë 17-ditore (21 maj – 6 qershor 2026) do të vlejë vetëm…
Numri i fëmijëve të vaksinuar vazhdon të mbetet në nivel jo të kënaqshëm më Maqedoninë e Veriut. Gjatë vitit 2025 është vërejtur rënie e vaksinimit të detyrueshëm, veçanërisht me vaksinën MRP kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, ku përqindja ka rënë nën 70%. Sipas mjekëve, kjo situatë paraqet rrezik serioz për…
Qytetarët në vende të ndryshme të Evropës përballen me pritje shumë të ndryshme për qasje në barna të reja, me disa pacientë që marrin trajtim brenda pak muajsh, ndërsa të tjerë presin më shumë se tri vite. Kështu thuhet në një raport të ri të Federatës Evropiane të Industrive dhe…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar…

