Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti: Evropianët presin deri në tri vite për barna të reja, dallime të mëdha mes shteteve

Lajme 21/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët në vende të ndryshme të Evropës përballen me pritje shumë të ndryshme për qasje në barna të reja, me disa pacientë që marrin trajtim brenda pak muajsh, ndërsa të tjerë presin më shumë se tri vite.

Kështu thuhet në një raport të ri të Federatës Evropiane të Industrive dhe Shoqatave Farmaceutike (EFPIA), i cili analizon kohën që u duhet barnave inovative për t’u bërë të disponueshme në shtetet evropiane.

Sipas raportit, koha mesatare nga miratimi i një bari deri në qasjen e pacientëve në treg është 532 ditë, por dallimet mes shteteve janë të theksuara, shkruan Euronews Health, përcjell Gazeta Shneta.

Gjermania rezulton vendi me qasjen më të shpejtë, ku barnat bëhen të disponueshme vetëm 56 ditë pas autorizimit, ndërsa në Rumani pacientët presin deri në 1 mijë e 201 ditë.

Pas Gjermanisë, ndër shtetet me qasje më të shpejtë renditen Zvicra, Serbia, Austria dhe Danimarka.

Në anën tjetër, barnat kërkojnë më shumë kohë për t’u bërë të disponueshme në Rumani, Portugali, Lituani dhe Kroaci.

Raporti thekson se pacientët në Evropën Veriore dhe Perëndimore zakonisht kanë qasje në trajtime të reja brenda 100 deri në 500 ditë, ndërsa ata në Evropën Jugore dhe Lindore presin nga 500 deri në 900 ditë.

Përveç vonesave, problem mbetet edhe numri i barnave të disponueshme në secilin shtet.

Sipas EFPIA-s, në vitin 2025 vetëm 28 për qind e barnave kanë qenë plotësisht të mbuluara nga rimbursimi publik, krahasuar me 42 për qind në vitin 2019.

Raporti analizoi 168 barna inovative të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave ndërmjet viteve 2021 dhe 2024.

Gjermania kishte në treg 156 prej tyre, ndërsa Malta vetëm 22 barna.

Austria, Italia dhe Spanja po ashtu renditen ndër shtetet me numrin më të madh të barnave të reja të disponueshme, ndërsa Letonia, Rumania dhe Hungaria janë në fund të listës.

EFPIA paralajmëron gjithashtu se procesi rregullator evropian po mbetet pas krahasuar me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën në miratimin e barnave të reja.

Sipas raportit, nga 526 barna të miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) gjatë periudhës 2016-2025, rreth 37 për qind ende nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Artikulli paraprak51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Rënia e vaksinimit MRP nën 70% në Maqedoni, mjekët paralajmërojnë rrezik të epidemive

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.