- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një shkak të ri të mundshëm të astmës, i cili mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si trajtohet kjo sëmundje. Studiues nga Universiteti Case Western Reserve në Kleveland, SHBA, kanë identifikuar molekula të panjohura më parë që duket se luajnë një rol kyç në inflamacionin…
Një suplement i zakonshëm me vitaminë B3, i disponueshëm pa recetë, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për disa lloje të kancerit të lëkurës, sipas një studimi të ri në shkallë të gjerë. Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të mbi 33.800 veteranëve amerikanë të diagnostikuar me kancer të lëkurës…
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka bërë një postim pas vizitës që ai ka zhvilluar sot në Odën e Mjekëve, së bashku me ministrin në detyrë Arben Vitinë. Gjatë kësaj vizite, Kurti ka thënë se ata kanë biseduar për rezultatet, sfidat dhe planet e tyre që i kanë. Kurti, në…
Kompania “Arberia Com” ka ngritur kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Arben Vitia, ish-sekretarit Naim Bardiqi dhe shefit të Prokurimit në MSh Berat Marmullaku. Vitia dje është intervistuar nga hetues të Policisë së Kosovës, pas një kallëzimi penal të ngritur nga kompania “Arberia Com”, së cilës Ministria e Shëndetësisë ia…
Terapia me dritë të kuqe mund të ndihmojë në mbrojtjen e futbollistëve nga dëmtimet e trurit të shkaktuara nga goditjet e shpeshta në kokë, sugjeron një studim i ri në shkallë të vogël. Studiuesit raportuan në revistën “Journal of Neurotrauma”, se lojtarët që morën këtë terapi gjatë sezonit kishin dukshëm…
Obeziteti dhe tensioni i lartë i gjakut janë të lidhur drejtpërdrejt me rritjen e rrezikut për demencë, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi, i publikuar më 22 janar në “The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, tregon se personat me indeks të lartë të masës trupore (BMI) mund të…
Një student britanik i mjekësisë, i cili mbeti i paralizuar pas një aksidenti gjatë zhytjes, ka rifituar një nivel të ri pavarësie falë një implanti në tru të zhvilluar nga kompania Neuralink e Elon Musk. Pajisja po testohet në kuadër të një prove klinike në fazë të hershme në Londër…
Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), në Republikën e Maqedonisë së Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve…

