- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Personat që flenë rregullisht vonë dhe janë më aktivë gjatë natës kanë shëndet më të dobët kardiovaskular dhe përballen me rrezik më të lartë për sulm në zemër ose goditje në tru, tregon një studim i ri i publikuar në Journal of the American Heart Association. Sipas hulumtimit, të ashtuquajturit…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i rinumërimit të vendvotimeve pritet të përmbyllet sot, më 30 janar. Deri tani, janë rinumëruar rreth 88% e vendvotimeve, që përbën 2,245 nga 2,557 gjithsej. 34 komuna kanë përmbyllur rinumërimin, ndërsa mbeten për t’u rinumëruar 312 vendvotime nga 4 komuna.
Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka realizuar 602 operacione të syrit gjatë vitit 2025, duke trajtuar patologji të ndryshme oftalmologjike, sëmundje kronike të syrit si dhe raste urgjente të shkaktuara nga lëndimet traumatike. Sipas njoftimit, ky repart ofron kujdes mjekësor 24-orësh për pacientët që kanë…
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) do të presë sot në një vizitë zyrtare kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia. Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Odës së Mjekëve të Kosovës. Sipas njoftimit, kjo vizitë ka…
Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe riga të dobëta shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 6 deri në 9…
Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli ndaj disa barnatoreve në Pejë dhe Gjakovë, për të cilat kishte dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara. Në kuadër të aksionit, janë angazhuar shtatë njësi operative,…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se qyteti do të bëhet me spital të ri. Ai ka njoftuar se të enjten ka pritur në takim ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e sektorit të shëndetësisë dhe projektet që Ministria…
Një studim i ri tregon se trajtimi i hershëm mund të ndihmojë shumicën e fëmijëve me autizëm që nuk flasin të zhvillojnë aftësi verbale. Sipas rezultateve të publikuara në “Journal of Clinical Child and Adolescent Psychology”, rreth dy të tretat e fëmijëve autikë jofolës fituan aftësinë për të përdorur fjalë…

