- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli ndaj disa barnatoreve në Pejë dhe Gjakovë, për të cilat kishte dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara. Në kuadër të aksionit, janë angazhuar shtatë njësi operative,…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se qyteti do të bëhet me spital të ri. Ai ka njoftuar se të enjten ka pritur në takim ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e sektorit të shëndetësisë dhe projektet që Ministria…
Një studim i ri tregon se trajtimi i hershëm mund të ndihmojë shumicën e fëmijëve me autizëm që nuk flasin të zhvillojnë aftësi verbale. Sipas rezultateve të publikuara në “Journal of Clinical Child and Adolescent Psychology”, rreth dy të tretat e fëmijëve autikë jofolës fituan aftësinë për të përdorur fjalë…
Një studim i ri sugjeron se një ndryshim shumë i thjeshtë në mënyrën e fjetjes mund të ndihmojë personat me glaukomë të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes së syrit. Sipas studiuesve, të fjeturit pa jastëk mund të ulë presionin e brendshëm të syrit, një faktor kyç që, kur rritet, dëmton nervin…
Një studim i ri sjell lajme pozitive për gratë në menopauzë që ndjekin terapi hormonale: barnat për humbje peshe mund të jenë më efektive tek ato. Sipas gjetjeve të publikuara më 22 janar në “The Lancet Obstetrics, Gynecology & Women’s Health”, gratë që merrnin terapi hormonale gjatë menopauzës humbën 35%…
Një studim i ri paralajmëron se kompanitë amerikane të duhanit po shkelin rregullat e Instagramit, të cilat synojnë mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtjet që promovojnë duhanin dhe nikotinën. Sipas politikave të platformës, përmbajtjeje e industrisë duhet të jenë të kufizuara sipas moshës dhe të paarritshme për personat nën 21…
Tre persona janë kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve në aksionin e Antidrogës në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar Petrit Kryeziu, kryeprokuri i Prizrenit. “Po, janë arrestuar tre persona të kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve. Është sekuestruar sasi e narkotikëve kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, të holla…
Largimi i një sasie të vogël kripe nga buka, sanduiçet apo pica mund të mos vihet re nga shija, por mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin e zemrës. Dy studime të reja evropiane tregojnë se ulja e natriumit në ushqimet e përpunuara dhe të gatshme mund të…

