Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës, HANDIKOS, ka njoftuar se po vazhdon në mënyrë të rregullt ofrimin e pajisjeve ndihmëse për personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik, duke përfshirë përshtatjen, montimin dhe shpërndarjen sipas nevojave individuale. Me këtë rast, HANDIKOS-i i ka ftuar të gjithë qytetarët me…

Më shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vend vërshimet/përmbytjet, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e kushteve meteorologjike (intensitet i lartë i reshjeve për periudhë të shkurtë kohore, shkrirja e shpejtë e borës), pastaj faktorët gjeomorfologjik – relievi, pjesa më e madhe e ujërrjedhave,…

Më shumë

Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë i janë bashkuar shtatë mjekë të rinj specialistë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin dhe avancimin e shërbimeve mjekësore për pacientët. Sipas njoftimit me angazhimin e këtyre specialistëve, spitali “Isa Grezda” në Gjakovë do të zgjerojë gamën e shërbimeve shëndetësore, duke…

Më shumë

Autoritetet shëndetësore në Indi po ndërmarrin masa për të frenuar një shpërthim të virusit Nipah në shtetin lindor të Bengalit Perëndimor, pasi janë konfirmuar pesë raste, përfshirë edhe personel mjekësor. Dhjetëra persona janë vendosur në karantinë, ndërsa pacientët po trajtohen në spitale në dhe përreth Kolkatës. Virusi Nipah është një…

Më shumë