- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ligjvënësit francezë kanë miratuar projektligjin që do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç, një veprim i mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron si një mënyrë për të mbrojtur të miturit. Projektligji u miratua nga Dhoma e ulët e Parlamentit, Asambleja Kombëtare, me 130 vota pro dhe…
Në Repartin e Mjekësisë Interne të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 janë trajtuar 901 pacientë të shtrirë. Sipas të dhënave të spitalit, në këtë repart ofrohet trajtim për sëmundje nga fusha e kardiologjisë, gastroenterologjisë, reumatologjisë dhe endokrinologjisë. Shërbimet mjekësore janë ofruar nga mjekë specialistë të…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin e shërbimeve të ofruara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, 311 pacientë kanë kryer gjithsej 4,295 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar 478 vizita specialistike. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 46 pranime të reja, ndërkohë që 181 pacientë vazhdojnë trajtimin…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen. Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave,…
Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20 persona të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike. Viktima janë raportuar në Nju-Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas, mes tyre edhe një 16-vjeçare.Më shumë se 10 mijë fluturime janë anuluar,…
Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa vende-vende do të ketë edhe reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Sëmundja kronike e veshkave (SKV) është një problem serioz shëndetësor që prek miliona njerëz në mbarë botën. Faktorë si tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe obeziteti rrisin ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Studime të shumta kanë treguar se ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik luajnë një rol…
Një vaksinë e personalizuar me ARNm, e zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck, po tregon rezultate shumë premtuese për pacientët me melanomë me rrezik të lartë, një nga format më agresive të kancerit të lëkurës. Të dhënat nga një ndjekje pesëvjeçare në provat klinike sugjerojnë se kjo terapi ofron…

