- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një vaksinë e personalizuar me ARNm, e zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck, po tregon rezultate shumë premtuese për pacientët me melanomë me rrezik të lartë, një nga format më agresive të kancerit të lëkurës. Të dhënat nga një ndjekje pesëvjeçare në provat klinike sugjerojnë se kjo terapi ofron…
Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në vendin tonë, kanë ndikuar në cilësinë e ajrit. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina sonte është në mesin e qyteteve me ajrin me të pastër në botë. Sipas matjeve të fundit nga ‘IQ Air’ e cila bën vlerësimin e cilësisë së ajrit në…
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se nga 15 shkurti 2026 do të hyjë në fuqi vendimi për gjobitjen e atyre që ndotin hapësirën publike. Ai ka thënë se çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. Ndërsa,…
Sot, ekipi i Zjarrfikësve të Kamenicës realizoi një operacion kërkim-shpëtimi për një person të moshuar rreth 85 vjeç. I moshuari kishte kishte humbur dhe ishte bllokuar në bodrumin e një shtëpie të zbrazët. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit ekipor bashkë edhe me Policinë dhe mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ai…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisoni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të rinumërohen. KQZ ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se tashmë procesi i rinumërimit është përmbyllur në gjithsej 25…
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur auditimin e performancës së procesit të furnizimit me barna nga Ministria e Shëndetësisë, duke përfshirë periudhën 2022–2024, në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026. Sipas njoftimit zyrtar, auditimi përfshin Ministrinë e Shëndetësisë dhe komunat e Lipjanit, Gjilanit, Rahovecit, Mitrovicës së Jugut dhe…
Rreth një në nëntë të rritur në mbarë botën jeton me diabet, dhe mbi 90% e këtyre rasteve janë diabet i tipit 2. Ky lloj diabeti është shpesh i vështirë për t’u diagnostikuar, kryesisht sepse simptomat zhvillohen ngadalë ose mund të mungojnë plotësisht për një periudhë të gjatë kohore. Sipas…
Uji u tërhoq, por pas tij la pas pasigurinë, dëmet dhe frikën për të nesërmen. Vërshimet që goditën disa komuna të vendit në fillim të janarit shndërruan shtëpi në vende të pabanueshme, biznese në humbje dhe infrastrukturën në kaos. Qindra familje në Skenderaj dhe Fushë Kosovë kanë trokitur në dyert…

