Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Të paktën 14 vdekje në disa shtete të SHBA-së janë raportuar lidhur me stuhinë dimërore, megjithëse në disa raste zyrtarët thonë se është ende herët për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, raporton BBC. Përditësimi më i fundit: Në Tennessee, zyrtarët konfirmojnë tre “vdekje të lidhura me kushtet e…

Më shumë

Një rishikim i gjerë shkencor ka konstatuar se përdorimi i acetaminofenit (i njohur si Tylenol ose paracetamol) gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun për autizëm, ADHD apo aftësi të kufizuara intelektuale te fëmijët. Analiza, e publikuar në The Lancet Obstetrics, Gynaecology & Women’s Health, ka përfshirë 43 studime cilësore dhe të…

Më shumë