- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri i publikuar në Diabetologia zbuloi se stresi i përditshëm është i lidhur me një rritje të ndjeshme të nivelit të glukozës në gjak, veçanërisht tek njerëzit që janë rezistentë ndaj insulinës, një gjendje që rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2. Studimi përdori matje të…
Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i medikamenteve për çrregullimin e vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) në Mbretërinë e Bashkuar është trefishuar gjatë 13 viteve të fundit, duke ngritur shqetësime mbi diagnostikimin dhe trajtimin në të rinjtë dhe të rriturit. Sipas studiuesve, rritja ka ndodhur jo vetëm tek fëmijët,…
Shkencëtarët kanë prezantuar një trajtim të ri eksperimental që mund të përmirësojë cilësinë e vezëve njerëzore dhe të rrisë fuqimisht shanset e suksesit të fertilizimit in vitro (IVF). Sipas rezultatet paraprake të prezantuara në një konferencë të profilit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, trajtimi duket se rrit përqindjen e…
Kur njerëzit që përdorin medikamente për humbje peshe i ndalojnë trajtimet, shumë nga përfitimet që kishin fituar, përfshirë uljen e peshës trupore, shpesh zhduken në afat relativisht të shkurtër, sugjeron një analizë e madhe e të dhënave shëndetësore të publikuar më 7 janar 2026. Studimi, i bazuar në të dhëna…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), duke e bërë këtë vendimin efektiv këtë javë. Ky është hera e parë në histori që SHBA largohet nga WHO, organizata kryesore e Kombeve të Bashkuara për koordinimin global të shëndetit. Vendimi filloi një…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mëngjesin e së dielës, më 25 janar 2026, pritet të përfshijë territorin e kryeqytetit erëra me intensitet mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe kodrinoro-malore. Sipas parashikimeve, shpejtësia e erës në zonat kodrinoro-malore do…
Flutura nga Prishtina nuk e kishte imagjinuar kurrë se jeta e vajzës së saj do të merrte një rrugë aq të rrezikshme. Për vite me radhë, gjithçka dukej normale – një vajzë e re që shkonte në shkollë, bisedonte me shoqet, ëndërronte për të ardhmen. Por brenda saj, diçka po…
Ankthi vazhdon të mbetet një nga çrregullimet më të keqkuptuara në shoqëri. Dr. Faton Kutllovci, psikiatër dhe drejtor i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka theksuar se ankthi nuk është “gjë në kokë” dhe as mungesë force, por një gjendje reale që ndikon drejtpërdrejt në…

