- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot pritet mot kryesisht me vranësira, të shoqëruara herë pas here me intervale të shkurtra me diell. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje të pakta lokale shiu, të përqendruara kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi prej…
Lagjja “Dardania” u përball ditët e fundit me një sasi të madhe mbeturinash të hedhura jashtë kontejnerëve, pavarësisht se kontejnerët ishin të zbrazur. Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. bëri të ditur se ekipet e saj kanë intervenuar menjëherë dhe kanë larguar mbeturinat, duke theksuar se kjo situatë nuk është…
Yndyra bezhë mund të luajë një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut, sipas një studimi paraklinik të ri të kryer te minjtë. Presioni i lartë i gjakut, i njohur si hipertension, ka disa shkaqe, ndër të cilat edhe obeziteti. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2024…
Instituti i Kërkimeve për Kancerin (Cancer Research Institute – CRI) ka lançuar një databazë të re, unike në llojin e saj, të përgatitur për inteligjencën artificiale, me synimin për të përshpejtuar kërkimin shkencor dhe zhvillimin e trajtimeve në imunoterapinë e kancerit. Kjo nismë bashkëpunuese synon të kapërcejë probleme të kahershme…
Acetaminofeni, i njohur edhe si paracetamol dhe i tregtuar gjerësisht me emrin Tylenol, është një ilaç që merret pa recetë të mjekut dhe që përdoret në mbarë botën për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës. Megjithatë, në shtator 2025, një deklaratë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që sugjeronte një lidhje…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 16:00) janë…
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon rinumërimin e votave të zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Deri në këto momente janë rinumëruar mbi 52 përqind të votave totale në të gjitha komunat, shkruan Gazeta Shneta. Gazeta ka evidentuar gjendjen e kandidatëve të partive politike që janë…
Një vaksinë eksperimentale kundër melanomës, e zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck, ka treguar rezultate premtuese në trajtimin e kancerit agresiv të lëkurës, pas një ndjekjeje pesëvjeçare të pacientëve në studime klinike. Sipas të dhënave nga faza e dytë e provave klinike, terapia e personalizuar me teknologji mRNA ka…

