- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në formë të shiut të ngrirë apo shqote. Mëngjesi pritet të karakterizohet me vranësira të ulëta apo mjegull lokalisht, ndërsa gjatë ditës këto pritet të tërhiqen. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja,…
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident orteku në Brezovicë, në një zonë jashtë shtegut të rregulluar të skijimit. Sipas njoftimit, orteku është iniciuar nga disa skitarë që po lëviznin jashtë pistave të sigurta, mirëpo fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime. Shoqata ka bërë…
Një studim i ri sugjeron se ilaçi ubrogepant mund të ndalojë një sulm migrene përpara se të shfaqet dhimbja e kokës, te pacientët që janë në gjendje të njohin shenjat e hershme paralajmëruese, si ndjeshmëria ndaj dritës. Migrena prek të paktën 39 milionë amerikanë dhe përbën një gjendje neurologjike dobësuese,…
Në shërbimin spitalor në Shqipëri ka 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish ka mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale. Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 000 lekësh (rreth 260 euro). Po…
Studiuesit kanë zbuluar se gratë në postmenopauzë që kanë përdorur terapi zëvendësuese të hormoneve (HRT) gjatë periudhës së menopauzës rezultojnë biologjikisht më të reja krahasuar me ato që nuk kanë përdorur hormone. Këto gjetje të reja hedhin dritë mbi përfitimet e mundshme afatgjata të terapisë hormonale për shëndetin e grave.…
Hulumtime të reja sugjerojnë se personat që vuajnë nga mungesa e gjumit gjatë ditëve të punës mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke fjetur më gjatë gjatë fundjavës. Sipas studiuesve, gjumi “kompensues” mund të ndihmojë në zbutjen e pasojave negative që privimi kronik i gjumit ka mbi shëndetin…
Gratë që vuajnë nga endometrioza kanë rreth 20% më shumë gjasa të pësojnë goditje në tru krahasuar me gratë pa këtë gjendje, sipas një studimi të ri shkencor. Endometrioza prek mbi 11% të grave amerikane të moshës 15–44 vjeç dhe karakterizohet nga rritja e indeve të ngjashme me rreshtimin e…
Adoleshentët që përjetojnë simptoma të rënda depresive kanë më shumë se dyfishin e gjasave të kenë provuar cigare elektronike, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre pa simptoma depresive, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi, i publikuar në “New Zealand Journal of Psychiatry”, tregon se përdorimi i cigareve elektronike është më…

