- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë thirrje sërish që qytetarët të mos u besojnë informatave të pasakta se vaksina MMR shkakton autizëm. Përmes një njoftimi të lëshuar, IKSHPK-ja ka thënë se pikërisht vaksinimi ka qenë një prej masave më të suksesshme të shëndetit publik. “Falë vaksinimit të rregullt…
Pacientët që përdorin semaglutide, të njohur me emrat tregtarë Ozempic dhe Wegovy, për humbje peshe kanë më pak gjasa të vdesin nga shkaqe kardiovaskulare krahasuar me ata që nuk e përdorin këtë terapi, sipas një studimi të ri shkencor. Obeziteti, i cili prek rreth 40% të të rriturve në Shtetet…
Hunda ka një rol shumë më të rëndësishëm sesa vetëm nuhatja. Mes tjerash, shërben si një barrierë mbrojtëse për traktin respirator, duke ndihmuar në ndalimin e baktereve dhe patogjenëve të tjerë që të mos depërtojnë drejt mushkërive. Kjo mbrojtje realizohet edhe falë mikrobiomës së hundës, e cila përbëhet nga një…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 22 janar 2026, ora 16:00) janë…
Një studim i gjerë i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka konkluduar se uji i fluorizuar nuk ndikon në peshën e foshnjave në lindje, duke hedhur poshtë pretendimet se fluoridi në ujin e pijshëm mund të dëmtojë zhvillimin fetal. Sipas studiuesve, nuk është gjetur asnjë lidhje domethënëse mes…
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs për plotësimin e tri (3) vendeve të punës në Qendrën e Hemodializës në Rahovec. Sipas njoftimit zyrtar, konkursi është i hapur për këto pozita: 1 Mjek Specialist/ Nefrolog, 1 Infermier i Përgjithshëm dhe 1 Teknik i pajisjeve biomjekësore. Konkursi do…
Shtetet e Bashkuara pritet të dalin zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten, një vendim që ka nxitur reagime dhe shqetësime të shumta në fushën e shëndetit publik, si brenda SHBA-së ashtu edhe globalisht. Vendimi për t’u tërhequr nga OBSH-ja u njoftua nga presidenti amerikan Donald Trump që…
Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës ka regjistruar gjatë vitit 2025 gjithsej 22,371 vizita mjekësore dhe 4,544 konsulta specialistike. Nga ky numër, 2,741 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejshëm brenda spitalit, ndërsa 160 pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdes të specializuar, përcjell Gazeta…

