Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës ka regjistruar gjatë vitit 2025 gjithsej 22,371 vizita mjekësore dhe 4,544 konsulta specialistike. Nga ky numër, 2,741 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejshëm brenda spitalit, ndërsa 160 pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdes të specializuar, përcjell Gazeta…

Më shumë

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut. Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Gjilan, përcjell Gazeta Shneta Sllamniku dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”. Pa qenë as…

Më shumë

Gjatë vitit 2025, në sallat e operacionit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës janë kryer gjithsej 2,127 ndërhyrje kirurgjikale, me anestezion të përgjithshëm dhe lokal. Sipas të dhënave zyrtare të spitalit, 1,481 ndërhyrje janë realizuar me anestezion të përgjithshëm, ndërsa 646 ndërhyrje me anestezion lokal, përcjell Gazeta Shneta. Sipas specialiteteve…

Më shumë

Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka përfunduar në pranga, për shkak se po përdorte barna të kafshëve duke pretenduar se po e shëron autizmin tek fëmijët. Në një video të publikuar nga LajmiNet, Sllamniku dëgjohet duke folur me një gura, e cila e shqetësuar thotë se burri nuk po i bindet që…

Më shumë