- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Klinikës së Pediatrisë në Gjilan. Sipas dokumentit të publikuar, projekti do të realizohet nga grupi i operatorëve ekonomikë “HYDRO ING SH.P.K.”, “MBB Construction SH.P.K.” dhe “HEXAGON CONSTRUCTION SH.P.K.”, të cilët janë shpallur fitues të tenderit, shkruan Gazeta…
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar pesë raste me fruth, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë regjistruar edhe tri raste të reja duke e çuar numrin keshtu në 16 raste të konfirmuara brenda një muaji. Kështu bëri të ditur, drejtoresha e Klinikës…
Suedia po përqafon një qasje të re ndaj mirëqenies, duke e konsideruar udhëtimin dhe kohën në natyrë si mjete të vlefshme për shëndetin mendor. Mjekët tashmë inkurajohen të rekomandojnë përvoja çlodhëse, nga retreat-et e qeta deri te arratisjet në natyrë, si pjesë e një fokusi më të gjerë tek mirëqenia.…
Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka trajtuar qindra fëmijë gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, gjithsej 338 fëmijë kanë qenë të shtrirë për trajtim në këtë repart,…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku ka ndërruar jetë një foshnje. Foshnja u dërgua nga familjarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prilluzhë të Vushtrrisë. Më pas, nga mjeku kujdestar u konstatua se e njëjta nuk kishte shenja jete. Lidhur me rastin tashmë…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur konkurs publik për pozitën e drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Sipas konkursit të publikuar nga SHSKUK, kandidati që do të zgjidhet në këtë pozitë do të ketë mandat të plotë menaxherial dhe…
Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë lejuar 13 personat e izoluar në Spitalin “Gómez Ulla” në Madrid, pas kontaktit me rastet e hantavirusit në anijen turistike MV Hondius, të marrin vizita të kontrolluara pasi kanë rezultuar negativë për herë të dytë në testime. Sipas mediave spanjolle, personat e izoluar po kalojnë…

