Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar pesë raste me fruth, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë regjistruar edhe tri raste të reja duke e çuar numrin keshtu në 16 raste të konfirmuara brenda një muaji.
Kështu bëri të ditur, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Dr. Vera Berisha- Ndrejaj, ku tha se situata vazhdon të mbetet nën kontroll, shkruan Gazeta Shneta.
“Së fundmi, gjatë katër ditëve të fundit e kemi edhe një rast të ri, megjithatë situata është ende nën kontroll”, deklaroi ajo.
Sipas saj, aktualisht në Klinikën Infektive po trajtohen pesë pacientë me fruth.
“Për momentin në klinikë mbesin katër raste në trajtim”, tha Dr. Berisha – Ndrejaj.
Ajo bëri të ditur se deri më tani në këtë klinikë janë trajtuar gjithsej 16 raste me fruth, ndërsa numrin total të rasteve të identifikuara në nivel vendi e posedon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Tek ne janë trajtuar 16 raste”, u shpreh ajo.
Fruthi është një sëmundje ngjitëse virale që përhapet përmes ajrit dhe kontaktit të afërt me personat e infektuar.
Institucionet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për vaksinim si mënyra më efektive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes./Gazeta Shneta/




