- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës janë kryer 3,825 analiza laboratorike për 279 pacientë. Përveç analizave, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar gjithashtu 489 vizita specialistike, ndërsa 31 pacientë janë shtruar për trajtim spitalor. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 193 pacientë, përcjell Gazeta Shneta. Në të…
Një rrahje mes të miturve ka ndodhur mesditën e së enjtes në Drenas. Lidhur me rastin pesë nga ta janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë goditur dy të mitur të tjerë, përcjell Gazeta Shneta. Policia bën me dije se viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.…
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke reflektuar një angazhim të shtuar në fushën e sigurisë rrugore dhe luftimit të kriminalitetit. Gjatë kësaj periudhe është raportuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 20 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë…
Një studim i ri nga Karolinska Institutet sugjeron se ndryshime të vogla në funksionin e veshkave, edhe kur vlerat konsiderohen normale, mund të ndihmojnë në identifikimin e personave me rrezik për zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave. Hulumtimi, i publikuar në revistën Kidney International, tregon se devijimet nga vlerat mesatare…
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një infermiere dhe dy punonjës të sigurimit janë sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Në reagimin e saj, FSSHK thekson se ky rast nuk…
Studim: Rrjetet sociale nuk lidhen drejtpërdrejt me përkeqësimin e shëndetit mendor tek adoleshentët
Përdorimi më i shpeshtë i rrjeteve sociale dhe videolojërave nuk lidhet domosdoshmërisht me përkeqësimin e shëndetit mendor tek adoleshentët, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Manchesterit, i publikuar në Journal of Public Health. Hulumtimi analizoi të dhënat e 25 mijë nxënësve të moshës 11–14 vjeç gjatë tre viteve…
Të premten parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius. “Të premten, do të mbajë mot i vranët dhe…
Depresioni në moshën e tretë mund të mos jetë vetëm një gjendje emocionale, por edhe një shenjë e hershme paralajmëruese për sëmundje serioze neurodegjenerative. Një studim i ri sugjeron se depresioni shfaqet më herët dhe më shpesh te të moshuarit që më vonë diagnostikohen me sëmundjen e Parkinsonit ose me…

