- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Konservuesit ushqimorë përdoren gjerësisht për të zgjatur afatin e ruajtjes së produkteve, por gjithnjë e më shumë studime po ngrenë shqetësime mbi ndikimin e tyre në shëndet. Dy kërkime të fundit shkencore sugjerojnë se disa konservues lidhen me rritjen e rrezikut për diabet të tipit 2 dhe disa forma kanceri.…
Më 7 janar 2026, Departamenti Amerikan i Shëndetësisë (HHS) dhe ai i Bujqësisë (USDA) publikuan Udhëzimet e reja Ushqimore për Amerikanët 2025–2030, të bazuara në parimin “hani ushqim të vërtetë”. Këto udhëzime zëvendësojnë versionin 2020–2025 dhe sjellin një qasje të re ndaj piramidës ushqimore, duke theksuar cilësinë e ushqimit mbi…
Menaxhimi i tensionit të gjakut gjatë shtatzënisë mund të luajë një rol kyç në shëndetin e nënës dhe të foshnjës, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi, i publikuar më 14 janar në revistën “BMC Medicine”, tregon se edhe një rritje e vogël e tensionit sistolik (numri i sipërm i…
Personat që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti, migrena apo çrregullimet e tiroides, duhet të jenë më të kujdesshëm përpara se të vendosin të kryejnë injeksione kozmetike me Botox. Një studim i ri i publikuar në “Aesthetic Surgery Journal”, tregon se këto gjendje shëndetësore rrisin ndjeshëm rrezikun e efekteve anësore…
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një alternativë më premtuese: një sheqer të rrallë, të quajtur tagatozë, i cili ka shije të ngjashme me sheqerin e zakonshëm, por me më pak kalori dhe ndikim shumë më të ulët në sheqerin në gjak. Një studim i ri nga Universiteti Tufts, i publikuar…
Kompanitë e mediave sociale kanë çaktivizuar kolektivisht pothuajse 5 milionë llogari që u përkisnin adoleshentëve australianë, vetëm një muaj pasi hyri në fuqi një ndalim për përdoruesit nën 16 vjeç, i pari i këtij lloji në botë, tha rregullatori i internetit i vendit, ‘eSafety’. Komisioneri i Sigurisë Elektronike tha se…
Menopauza e hershme është shoqëruar prej kohësh me disa probleme shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe humbja e densitetit kockor. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se ajo nuk rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Menopause”, gratë që…
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar me titull “‘Shpërthen’ interneti me shitjen e barnave ilegale në Kosovë, Ministria e Arben Vitisë hesht”, duke hedhur poshtë pretendimet se nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje. Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se në emailin zyrtar të MSh-së…

