- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Disa konservues ushqimorë të përdorur gjerësisht në industrinë ushqimore mund të rrisin rrezikun për diabet të tipit 2 dhe për disa lloje kanceri, sipas dy studimeve të mëdha franceze të publikuara në “BMJ” dhe “Nature Communications”. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë sasi më të larta të disa aditivëve konservues…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga 2,557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online. Ky vendim i KQZ-së erdhi pas paraqitjes së një raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës. IKSHPK tha se në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin…
Shkon në tre numri i fëmijëve të infektuar me fruth gjatë muajit dhjetor. Situata epidemiologjike po monitorohet nga ISHP dhe rastet janë të izoluara “Deri më tani janë raportuar 3 raste me fruth. Të tria rastet janë të pa vaksinuar dhe janë bërë hetimet epidemiologjike dhe janë marrë masat paraprake.…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj mjekut nga Vushtrria, A.V., për veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdim”. Sipas aktakuzës, i pandehuri akuzohet se gjatë periudhës nga 20 korrik deri më 28 tetor…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pranuar për trajtim mjekësor edukatoren e cila ishte raportuar më herët se ishte lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta. Sipas njoftimit të spitalit, pacientes i janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe gjendja e…
Gjatë vitit 2025, Qendra e Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka ofruar shërbime shëndetësore për gjithsej 87 pacientë që kanë pasur nevojë për trajtim me hemodializë. Sipas raportit vjetor për vitin 2025, stafi shëndetësor ka realizuar gjithsej 13 417 seanca të hemodializës për këta pacientë. Në raport…
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore. Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës tha se incidenti ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë, dhe si pasojë e…

