- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore. Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës tha se incidenti ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë, dhe si pasojë e…
Gjatë ditës së sotme është vënë gurthemeli i ndërtesës së përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH). Sipas njoftimit të Odës së Stomatologëve të Kosovës, ceremonia u mbajt më 13 janar 2026, në prani të përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ministrin…
Trajtimet për dhimbjet e shpinës së poshtme mund të kushtojnë mijëra euro, por një studim nga Universiteti i Sidneit tregon se zgjidhjet më efektive janë të thjeshta dhe falas. Sipas hulumtimit të publikuar në Arthritis Care & Research, aktiviteti fizik, gjumi cilësor, lënia e duhanit dhe mbajtja e peshës trupore…
Shefja e Shërbimit të Mjekimit Shtëpiak, Sahadete Kelmendi, ka theksuar se kategoria e pacientëve që marrin shërbime nga ky sektor ndikon në rritjen e kërkesave për këto shërbime. Kelmendi ka deklaruar se shërbimet u ofrohen kryesisht pacientëve të palëvizshëm, pacientëve mbi moshën 65-vjeçare që vuajnë nga sëmundje kronike, pacientëve me…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se mbrëmë i kanë pranuar tre viktimat që u plagosën në një lokal në Deçan. Spitali thotë se dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa një ende po trajtohet në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë. “Mbrëmë, në…
Rreth 11 mijë persona janë vaksinuar deri më tani kundër gripit sezonal. Kështu ka njoftuar për “Front Online” kryeshefja dhe doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Zeqiri. “Deri tani i kemi vaksinuar rreth 11 mijë persona dhe ai mund të vazhdojë deri në muajin prill-maj”, tregoi ajo. Zeqiri…
Policia ka njoftuar se të hënën rreth orës 14:50, një burr është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i…
Tre persona janë plagosur në orët e para të së martës në një lokal në Deçan. Në njoftim bëhet e ditur se Stacioni Policor në Deçan, më datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur të shtëna me armë.…

