- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Tre persona janë plagosur në orët e para të së martës në një lokal në Deçan. Në njoftim bëhet e ditur se Stacioni Policor në Deçan, më datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur të shtëna me armë.…
Zylyf Isufi është mjeku i parë dhe i vetmi në Shqipëri që ka sfiduar thellësitë e detit. Ai është specialist i vetëm i fiziologjisë së marinës. Ai është kthyer pas në kohë teksa kujton se gjatë karrierës së tij ka lundruar 22 ditë me nëndetëse në 50 metra thellësi. “Në…
Google ka hequr disa AI Overviews (përmbledhje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale) për pyetje që lidhen me shëndetin, pas një hetimi që zbuloi se disa prej tyre përmbanin informacione të pasakta ose të paqarta. Sipas një hetimi të gazetës The Guardian, këto përmbledhje kanë dhënë përgjigje me shumë shifra mjekësore,…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale pritet të zbresin nga -12 deri -7 C kurse ajo maksimale -2 deri 2°C Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Maqedonisë e Veriut, kanë krijuar kushte të vështira në shumë rrugë dhe trotuare, ku akulli dhe ngricat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve. Vetëm gjatë fundjavës 170 pacientë me fraktura dhe lëndime të ngjashme janë pranuar në spitalin e qytetit. “Gjithsej u regjistruan…
Një histori njerëzore dhe prekëse vjen nga spitali Cathrien në Holandë, ku stafi mjekësor tregoi se kujdesi për pacientët nuk kufizohet vetëm te trajtimi mjekësor, por edhe te mirëqenia emocionale. Franci, e shtruar në spital për gati një muaj, kalonte ditët duke parë nga dritarja borën që binte. Infermierët, duke…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit gjatë vitit 2025 u rritën për 3.9%. Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024. Inflacioni mujor ishte…
Sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA (HRANA), të paktën 503 protestues janë vrarë gjatë pak më shumë se dy javëve të demonstratave kundër qeverisë në Iran, raporton CNN. Ende nuk është e qartë nëse shifra e HRANA-s pasqyron plotësisht shkallën e…

