Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA (HRANA), të paktën 503 protestues janë vrarë gjatë pak më shumë se dy javëve të demonstratave kundër qeverisë në Iran, raporton CNN. Ende nuk është e qartë nëse shifra e HRANA-s pasqyron plotësisht shkallën e…

Më shumë

Gjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” janë ofruar shërbime mjekësore emergjente internistike, kirurgjike dhe diagnostike. Sipas të dhënave, Shërbimi Emergjent ka trajtuar 248 pacientë. Në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor thuhet se ekipet kirurgjike, në bashkëpunim me anesteziologët, kanë kryer 7 operacione. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve,…

Më shumë