- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri kanadez ka treguar se një test i thjeshtë gjaku mund të identifikojë njerëzit që janë në rrezik për të zhvilluar sëmundjen e Crohn-it disa vite përpara se të shfaqen simptomat e para. Testi mat antitrupat ndaj flagelinës, një proteinë e zakonshme tek bakteriet e zorrëve, që…
Gjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” janë ofruar shërbime mjekësore emergjente internistike, kirurgjike dhe diagnostike. Sipas të dhënave, Shërbimi Emergjent ka trajtuar 248 pacientë. Në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor thuhet se ekipet kirurgjike, në bashkëpunim me anesteziologët, kanë kryer 7 operacione. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve,…
Autore: Diana Basholli Vetëvrasja është një çështje kolektive dhe jo individuale; si e tillë është urgjente ndërhyrja e shtetit në të gjitha politikat. Albani*, 38-vjeç nga Prishtina, nuk e mbante mend saktë vitin kur bota përreth tij filloi të lëkundej dhe të ndryshonte. Ai shihte gjëra që të tjerët nuk…
Një metodë kontracepsioni afatgjatë që gratë mund ta injektojnë vetë në shtëpi ekziston prej vitesh, por rrallëherë u ofrohet nga mjekët, tregon një studim i ri. Bëhet fjalë për depot medroxyprogesterone acetate (DMPA), një ilaç që parandalon shtatzëninë për deri në tre muaj. Edhe pse 75% e mjekëve janë në…
Klinika e Kardiologjisë në QKUK gjatë vitit 2025, ka realizuar mbi 400 operime kardiokirurgjike, si raste elektive ashtu edhe emergjente. Gjatë këtij viti janë kryer me sukses edhe ndërhyrje shumë të ndërlikuara, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacionin e harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET),…
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar rritje mujore prej 0,7% në muajin Dhjetor 2025, krahasuar me Nëntorin 2025. Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit, e matur në dhjetor 2025 krahasuar me dhjetorin 2024, ka arritur…
Personat që përjetojnë stres para një ndërhyrjeje kirurgjikale kanë më shumë dhimbje pas operacionit dhe u duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar, tregon një studim i ri. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore Anesthesiology, edhe nivele të moderuara stresi mund të ndikojnë negativisht në ecurinë pas operacionit. Më…
Kompania amerikane Meta ka njoftuar se ka bllokuar më shumë se 544,000 llogari në platformat e saja në Australi, duke u përpjekur të përmbushë një ligj të ri që ndalon përdorimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç. Sipas Meta, llogaritë janë hequr nga Instagram (rreth 330,639), Facebook (173,497)…

