Gjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” janë ofruar shërbime mjekësore emergjente internistike, kirurgjike dhe diagnostike.
Sipas të dhënave, Shërbimi Emergjent ka trajtuar 248 pacientë.
Në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor thuhet se ekipet kirurgjike, në bashkëpunim me anesteziologët, kanë kryer 7 operacione.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, për 167 janë realizuar analiza laboratorike dhe ekzaminime të tjera diagnostikuese.
Po ashtu, janë kryer 34 Tomografi të Kompjuterizuara (CT) dhe 111 Radiografi (Rëntgen)/Gazeta Shneta/



