- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Qeshja nuk është thjesht argëtuese, ajo ka ndikim të madh shëndetësor. Studiuesit kanë zbuluar se qeshja aktivizon sistemin imunitar, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe redukton hormone të stresit. Përveç kësaj, qeshja përmirëson funksionin e mushkërive duke rritur kapacitetin e oksigjenimit të trupit. Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e…
Stresi i vazhdueshëm lidhet me rritjen e inflamacionit në trup, duke e bërë individin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti. Ekspertët paralajmërojnë se mënyra moderne e jetesës, përfshirë orët e gjata të punës dhe presionin financiar, po kontribuojnë në rritjen e stresit kronik,…
Një studim i fundit i publikuar nga shkencëtarët ndërkombëtarë ka sjellë zbulime të rëndësishme mbi arsyet pse fertiliteti femëror bie me moshën. Studimi tregon se ndryshimet në cilësinë e vezëve dhe faktorët molekularë që ndikojnë në ndarjen qelizore janë më të theksuar se sa mendohej më parë. Ky zbulim ofron…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport shqetësues sipas të cilit një e tretë e vdekjeve në Evropë lidhen me konsumimin e alkoolit. Kjo përfshin vdekje të shkaktuara nga sëmundjet e mëlçisë, kardiovaskulare, aksidentet rrugore dhe disa lloje kanceri. Alkooli mbetet një faktor kryesor i vdekjeve të parakohshme dhe…
Larja e rregullt e duarve është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e infeksioneve. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka treguar se larja e duarve zvogëlon ndjeshëm infeksionet e frymëmarrjes dhe të traktit të tretjes. Ky zakon i thjeshtë mund të shpëtojë jetë dhe…
Lidhja mes ushqimit dhe shëndetit mendor po bëhet gjithnjë e më e qartë përmes kërkimeve të reja shkencore. Dietat e pasura me ushqime të përpunuara dhe sheqerna të shtuara lidhen me rrezik më të lartë për depresion. Studimet tregojnë se dieta mesdhetare, e pasur me fruta, perime, peshk dhe vaj…
Një qytetar me inicialet M.S ka reaguar publikisht duke ngritur shqetësimin për gjendjen e mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, duke e cilësuar situatën si alarmante, veçanërisht në këtë periudhë kur gripi sezonal ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve. Sipas tij, QKMF-ja vazhdon të funksionojë…
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, ulje progresive të temperaturave dhe reshje lokale kryesisht të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme progresive sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Temperatura maksimale paradite mund të mbese 1 gradë Celsius, kurse pasdite dhe…

