- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në Komunën e Malishevës. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky proces synon parandalimin e kontaktit me rriqra, të cilët janë bartësit kryesorë të…
Dhjetëra paciente në një spital në Britaninë e Madhe janë dëmtuar për shkak të vonesave në diagnozë dhe trajtim, pas dështimeve serioze administrative dhe mungesës së ndjekjes së rasteve mjekësore. Sipas raportimit të medias britanike The Independent, auditimi i kryer në Aleancën e Kujdesit Verior të NHS-së, e cila menaxhon…
Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka konfirmuar një shpërthim të ri të virusit Ebola në provincën Ituri, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ku deri tani janë raportuar 246 raste të dyshuara dhe 65 viktima. Sipas autoriteteve shëndetësore afrikane, katër nga viktimat janë raste të konfirmuara…
Studentë shqiptarë nga të gjitha trevat do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar lidhur me mosrealizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Protesta pritet të nisë nga ora 16:30 në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë organizim do të marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut,…
Mentor Zejnullahu është zgjedhur drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Zejnullahu kishte ushtruar detyrën e drejtorit të QKUK-së që nga gushti i vitit 2025, fillimisht në cilësinë e ushtruesit të detyrës, shkruan Gazeta Shneta. Në procesin e konkursit për pozitën e drejtorit të QKUK-së, ai ishte kandidati i vetëm,…
Terapitë e asistuara me substanca psikodelike po konsiderohen gjithnjë e më shumë si një qasje premtuese për trajtimin e problemeve të rënda të shëndetit mendor, përfshirë depresionin rezistent ndaj trajtimit dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Ekspertët thonë se këto terapi mund të ndihmojnë pacientët të “dalin” nga modelet e…
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se si pasojë e aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.…
Një person ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në fshatin Dollc të Klinës. Policia ka njoftuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njësitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё…

