- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë gjatë vitit 2025 ka kryer rreth 730 procedura kirurgjike, prej të cilave 620 operacione në sallën kryesore dhe 110 në sallën e vogël operative, pa lista pritjeje për pacientët. Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, gjatë vitit janë realizuar gjithashtu rreth 12 mijë…
Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka ngritur shqetësime për shëndetin publik, duke treguar se shumica e personave që ndërpresin barnat për humbje peshe, si Ozempic dhe Wegovy, rifitojnë peshën e humbur brenda dy vjetësh. Sipas studimit, i publikuar në revistën BMJ, pacientët që ndalojnë trajtimin shtojnë peshë…
Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Policia tha se kishte nisur kërkimet për personin, pasi ishte raportuar nga familjarët se ai ishte larguar nga banesa. Fatkeqësisht, palombarët e Reneas gjetën trupin e pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në…
Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të vdekjeve të dyshimta brenda 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, për të cilat janë iniciuar hetime dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Sipas raportit policor, më 7 janar 2026, rreth…
Oda e Stomatologëve të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën Antropologjike Stomatologjike e Kosovës, do të organizojë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë, e cila do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026. Sipas njoftimit, në këtë kongres do të marrin pjesë ligjërues të njohur ndërkombëtarë nga Turqia, Italia, Brazili,…
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjendja e vërshimeve në Kosovë është stabilizuar ndjeshëm pas ndaljes së reshjeve të shiut dhe kalimit në reshje bore. Sipas informatave nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe ekipet në terren, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë është në rënie dhe aktualisht nuk ka…
Vërshimet kanë shkaktuar probleme të mëdha për qytetarët anekënd Kosovës. Gjendje jo fort e mirë, duke se është edhe në Mitrovicë ku disa familje kishin mbetur të ngujuar në ujë. Mëngjesin e sotëm, dy familje u shpëtuan nga policia dhe ekipet emergjente në lagjen “2 Korriku”, derisa siç shkruan KosovaPress…
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për rritjen e subvencionimit për çdo lindje, duke e çuar shumën në 600 euro. Sipas vendimit, nga janari i këtij viti subvencionimi është rritur nga 500 euro sa ishte më parë, në 600 euro për çdo lindje të realizuar në…

