- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për rritjen e subvencionimit për çdo lindje, duke e çuar shumën në 600 euro. Sipas vendimit, nga janari i këtij viti subvencionimi është rritur nga 500 euro sa ishte më parë, në 600 euro për çdo lindje të realizuar në…
Aktiviteti fizik mund të ndihmojë ndjeshëm në uljen e simptomave të depresionit dhe, në disa raste, të jetë po aq efektiv sa terapia psikologjike apo medikamentet, sipas një studimi të ri shkencor. Një rishikim i publikuar nga organizata kërkimore Cochrane analizoi 73 studime klinike që përfshinin rreth 5 mijë të…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim zyrtar me numër 2026.0032 lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i…
Mbrëmë ka përfunduar në tërësi numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, bëhet e ditur se LVV-ja është e para me 72.62%, ndërsa pas saj është LDK me 10.27%, PDK me mbi 9.14%, dhe AAK…
Ngurtësia e trupit, dhimbjet e kyçeve dhe vështirësia në lëvizje janë ankesa të shpeshta me kalimin e viteve. Sipas ekspertëve të mjekësisë sportive, ushtrimet e mobilitetit janë kyçe për ruajtjen e shëndetit dhe funksionimit normal të trupit në moshë më të avancuar. Mjekët theksojnë se mobiliteti nuk nënkupton vetëm fleksibilitet,…
Të enjten pritet të mbajë mot i ftohtë, i karakterizuar kryesisht nga vranësira dhe reshje bore herë pas here. Këto reshje pritet të jenë më intensive gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Gjatë pasdites, reshjet pritet të dobësohen dhe gradualisht të ndërpriten, ndërsa vranësirat do të fillojnë…
Falë përparimeve në diagnostikim dhe trajtim, sot më shumë njerëz po i mbijetojnë kancerit sesa në të kaluarën. Megjithatë, shumë të mbijetuar përballen me probleme shëndetësore afatgjata pas trajtimit, të cilat mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Një studim i ri sugjeron se ndjekja e një stili jetese të…
Jo të gjithë njerëzit përpunojnë informacionin me të njëjtën shpejtësi. Një studim i ri nga Universiteti Rutgers sugjeron se kjo diferencë lidhet me mënyrën se si truri kombinon informacionin e shpejtë dhe atë të ngadaltë. Sipas studiuesve, struktura e lidhjeve nervore dhe ritmi i përpunimit të informacionit së bashku ndihmojnë…

