- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Të enjten pritet të mbajë mot i ftohtë, i karakterizuar kryesisht nga vranësira dhe reshje bore herë pas here. Këto reshje pritet të jenë më intensive gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Gjatë pasdites, reshjet pritet të dobësohen dhe gradualisht të ndërpriten, ndërsa vranësirat do të fillojnë…
Falë përparimeve në diagnostikim dhe trajtim, sot më shumë njerëz po i mbijetojnë kancerit sesa në të kaluarën. Megjithatë, shumë të mbijetuar përballen me probleme shëndetësore afatgjata pas trajtimit, të cilat mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Një studim i ri sugjeron se ndjekja e një stili jetese të…
Jo të gjithë njerëzit përpunojnë informacionin me të njëjtën shpejtësi. Një studim i ri nga Universiteti Rutgers sugjeron se kjo diferencë lidhet me mënyrën se si truri kombinon informacionin e shpejtë dhe atë të ngadaltë. Sipas studiuesve, struktura e lidhjeve nervore dhe ritmi i përpunimit të informacionit së bashku ndihmojnë…
Studime të mëparshme kanë treguar se përfshirja në aktivitete krijuese ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit me kalimin e moshës. Tani, një studim i ri sugjeron se këto aktivitete jo vetëm që mbështesin funksionet njohëse, por mund të ndihmojnë edhe në vonimin e plakjes së trurit. Studiuesit zbuluan se…
Shëndeti i lëkurës ndikohet nga shumë faktorë, por një fushë gjithnjë e më e studiuar është lidhja mes shëndetit të zorrëve dhe asaj të lëkurës. Një rishikim i fundit shkencor ka analizuar kërkimet ekzistuese mbi ndikimin e probiotikëve, prebiotikëve dhe sinbiotikëve në shëndetin e lëkurës, duke evidentuar përfitime të mundshme…
Organizata humanitare INARA priti aktoren dhe humanisten Angelina Jolie gjatë vizitës së saj në programe në Egjipt, ku u takua me fëmijë palestinezë nga Rripi i Gazës të cilët po marrin mbështetje mjekësore, arsimore dhe psikologjike. Jolie vizitoi fëmijët që marrin trajtim në spitale, pjesëmarrësit në programin arsimor të INARA-s…
Vitamina B12 është një përbërës thelbësor i dietës ushqyese dhe gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore. Kjo vitaminë ka qenë objekt i studimeve të vazhdueshme shkencore, veçanërisht për format e saj natyrore dhe sintetike. Një rishikim i fundit i publikuar në revistën “Cureus”, analizon në mënyrë të detajuar vitaminën…
Në vitin 2013, organizata “Alcohol Change UK” nisi fushatën “Dry January”, një iniciativë që i inkurajon njerëzit të shmangin konsumimin e alkoolit gjatë gjithë muajit janar. Që nga ajo kohë, kjo nismë është shndërruar në një fenomen global të shëndetit publik. Në janar 2025, rreth 200,000 persona nga e gjithë…

