Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Vitamina B12 është një përbërës thelbësor i dietës ushqyese dhe gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore. Kjo vitaminë ka qenë objekt i studimeve të vazhdueshme shkencore, veçanërisht për format e saj natyrore dhe sintetike. Një rishikim i fundit i publikuar në revistën “Cureus”, analizon në mënyrë të detajuar vitaminën…

Më shumë

Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah përfitimet e mundshme shëndetësore të kafesë, veçanërisht ndikimin e saj në jetëgjatësi dhe uljen e rrezikut për sëmundje kronike. Disa kërkime sugjerojnë se konsumimi i moderuar i kafesë mund të ndihmojë në plakjen e shëndetshme dhe madje të shtojë vite në jetë. Kafeja…

Më shumë