- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dhjetë mysafirë në një restorant në Timendorfer Strand, në shtetin më verior gjerman të Schleswig-Holstein, u plagosën pasi thuhet se u shërbyen lëng pastrimi në vend të alkoolit. Sipas Der Spiegel, të plagosurit pësuan djegie në gojë dhe ezofag, disa prej të cilave u konsideruan serioze. Midis të plagosurve ishin…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Sipas të dhënave të fundit, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e fletëvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe 148 kuti votimi pa u procesuar. Megjithëse numërimi po…
Qeveria në detyrë ka njoftuar se ka zhvilluar një mbledhje elektronike sot. Në këtë mbledhje është marr vetëm një vendim. Qeveria tha se ka “ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”. Daci…
Komandanti i policisë Frédéric Gisler ka konfirmuar se 113 nga 119 personat e lënduar nga zjarri në barin zviceran janë identifikuar zyrtarisht. Procesi i identifikimit formal për gjashtë të tjerët është ende në vazhdim. Nga personat e identifikuar, ai thotë se ka: – 71 shtetas zviceranë; – 14 shtetas francezë;…
Kur mendoni për zona gjeografike të njohura për dieta të shëndetshme, me shumë gjasë ju vijnë ndër mend vendet mesdhetare. Por dieta nordike është një pretendente serioze për titullin e dietës më të mirë në botë, pasi mënyra tradicionale e të ushqyerit në Danimarkë, Islandë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi ofron…
Vonesat e shpeshta shpesh lidhen me mungesë organizimi, por për disa persona ato janë pjesë e një vështirësie të njohur si “time blindness” (verbëria ndaj kohës), një tipar i dokumentuar i çrregullimit të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD). “Time blindness” nënkupton vështirësi në vlerësimin se sa kohë merr një…
Zyrtari zviceran Stéphane Ganzer ka folur për transmetuesin francez RTL rreth incidentit tragjik të zjarrit që kaploi një bar në një qendër skijimi në Zvicër. Më parë, raportet që citonin ministrinë e jashtme italiane sugjeronin se deri në 47 persona vdiqën në zjarr, shkruan The Guardian. I pyetur për këtë,…
Viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë trajtuar rreth 100 mijë pacientë, me një rritje të dukshme krahasuar me 2024. Drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress thekson se ngarkesa e madhe vjen jo vetëm…

