- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Zyrtari zviceran Stéphane Ganzer ka folur për transmetuesin francez RTL rreth incidentit tragjik të zjarrit që kaploi një bar në një qendër skijimi në Zvicër. Më parë, raportet që citonin ministrinë e jashtme italiane sugjeronin se deri në 47 persona vdiqën në zjarr, shkruan The Guardian. I pyetur për këtë,…
Viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë trajtuar rreth 100 mijë pacientë, me një rritje të dukshme krahasuar me 2024. Drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress thekson se ngarkesa e madhe vjen jo vetëm…
Një studim i ri nga Cleveland Clinic, i publikuar në Nature Cancer, tregon se nivelet e larta të baktereve brenda tumoreve mund të jenë arsyeja pse imunoterapia nuk funksionon te shumë pacientë me kancer të kokës dhe qafës. Studiuesit zbuluan se bakteret dobësojnë reagimin e sistemit imunitar dhe e bëjnë…
Nëse pas ushqimit ndiheni sikur stomaku juaj është “i bllokuar” dhe ushqimi nuk tretet siç duhet, shkaku mund të jetë gastropareza, një çrregullim që bën që stomaku të zbrazet më ngadalë se normalisht. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA (NIH), rreth një në katër persona përjetojnë simptoma të kësaj…
Fëmija dyvjeçar, i cili u soll në Klinikën e Neurokirurgjisë natën e Vitit të Ri me një fragment metali të panjohur të ngulur në kokë, vdiq dy orë pas mesnatës. Ky informacion u konfirmua për “Sloboden Peçat” nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Jeta e fëmijës ishte…
Një studim i ri nga University College London (UCL) tregon se ofrimi i ushqimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë fëmijët në shkolla deri në vitin 2030 mund të ulë ndjeshëm urinë, sëmundjet dhe ndotjen mjedisore. Sipas hulumtimit, zgjerimi i programeve të ushqimit shkollor nga niveli aktual –…
Edhe pse numri i mjekëve të diplomuar në Evropë është rritur ndjeshëm, shumë vende vazhdojnë të përballen me mungesa në sistemin shëndetësor. Sipas Eurostat, në vitin 2023 në BE diplomuan mbi 66 mijë mjekë, por kjo nuk është përkthyer në qasje më të mirë për pacientët. Problemi kryesor mbetet mungesa…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar…

