- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, duke sjellë mesazhe shprese dhe mbështetjeje për fëmijët që po përballen me sëmundje të rënda. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar se vizita është realizuar në ditët e fundit të këtij…
Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë persona përballen me ndryshime në ushqim dhe në rutinën e përditshme, të cilat jo gjithmonë janë të lehta për t’u menaxhuar. Këto ndryshime mund të ndikojnë edhe në nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht tek personat që jetojnë me diabet. Pikërisht për këtë…
Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit…
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka publikuar numrin më të ri të “Revistës së Stomatologëve të Kosovës” (Vëllimi 4, Numri 2 / 2025), i cili tashmë është i disponueshëm për anëtarët. Nga ky numër, revista botohet edhe në gjuhën angleze, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes…
Obeziteti te fëmijët po rritet dhe lidhet jo vetëm me gjenetikën, por edhe me mjedisin modern, ushqimet e përpunuara, mungesën e aktivitetit fizik, gjumin e dobët dhe stresin psikologjik. Ekspertët theksojnë se shëndeti i nënës dhe faktorët e hershëm të jetës ndikojnë në metabolizmin e fëmijës. Akademia Amerikane e Pediatrisë…
Dy ditë para se kalendari të shënojë hyrjen në vitin 2026, Kosova u mbulua nga dhimbja e katër jetëve të shuara brenda vetëm 24 orëve. Mëngjesi i së martës nisi tragjikisht në Bresje të Fushë-Kosovës, ku një burrë humbi jetën pasi u godit për vdekje nga një kamion. Një moment…
Procesi i numërimit të votave do të ndërpritet sot në ora 12:00 dhe do të rifillojë më 1 janar në ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke…
Me fillimin e vitit 2026, ekspertët këshillojnë qytetarët të mos bien pre e trendeve shëndetësore që qarkullojnë në rrjete sociale dhe reklama. Sipas mjekëve, shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për suplemente të shtrenjta apo produkte “mrekulli”, nëse ushqehen në mënyrë të balancuar. Një dietë e shëndetshme, aktivitet fizik i…

