Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Dy persona janë gjetur të vdekur në një vilë në Pejë. Rasti e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete.…

Më shumë

Një analizë e re shkencore tregon se infeksionet virale mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Studimi analizoi të dhëna nga 155 kërkime të ndryshme dhe identifikoi lidhje të qarta midis sëmundjeve kardiovaskulare dhe…

Më shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa këshilla për mbrotje nga gripi sezonal. Sipas IKSHPK-së gripi sezonal është një sëmundje akute infektive që mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. IKSHPK thekson se vaksina kundër gripit mbetet mënyra më…

Më shumë