- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është lëshuar sot në përdorim pas renovimit të plotë. Sipas njoftimit të spitalit, renovimi ka përfshirë rregullimin e hapësirave të brendshme, përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e inventarit të ri, duke krijuar kushte më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.…
Telekonsultimet mjekësore, të cilat shënuan kulmin gjatë pandemisë së COVID-19, vazhdojnë të mbeten dukshëm më të larta në Evropë krahasuar me periudhën para pandemisë. Kështu thuhet në raportin Health at a Glance 2025 të OECD-së, raporton Euronews transmeton Gazeta Shneta. Sipas raportit, në vitin 2019 mesatarja ishte 0.5 telekonsulta për…
Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare. Antonella di Ielsi, 50 vjeç, dhe Sara di Vita, 15 vjeç, vdiqën brenda pak orësh gjatë fundjavës në spitalin Cardarelli në Italinë jugore. Sipas mediave italiane, shkaku…
Një fëmijë rreth 1-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit. “Sot, më datën 30.12.2025, rreth…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar…
Një studim i madh tregon se statinat ulin ndjeshëm rrezikun e vdekjes dhe ngjarjeve serioze kardiovaskulare te të rriturit me diabet të tipit 2, edhe te ata me rrezik të ulët për sëmundje të zemrës. Studimi u publikua në Annals of Internal Medicine dhe analizoi të dhëna të personave 25–84…
Tatuazhet janë gjithnjë e më të përhapura, por studimet tregojnë se bojërat e tyre nuk janë biologjikisht neutrale. Ato përmbajnë përzierje kimike, përfshirë pigmente dhe metale të rënda si nikeli, kromi dhe kobalti, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe inflamacion. Shkencëtarët kanë zbuluar se pigmentet e tatuazheve injektohen…
Një person është goditur për vdekje në Bresje të Fushë-Kosovës, mëngjesin e sotëm. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja…

