Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota. Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.Lidhja Demokratike…

Më shumë

Gjatë ditës së martë, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -8 deri në 3 gradë Celsius. “Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: – 8 deri -4C. Temperaturat…

Më shumë

Një studim i ri tregon se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të përgatitura jashtë shtëpisë (fast food) mund të lidhet me inflamacion sistemik, një faktor kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare. Analiza përfshiu të dhëna nga mbi 8,500 pjesëmarrës në SHBA, mbledhur gjatë një dekade përmes “Anketës Kombëtare të Shëndetit dhe Ushqyerjes”.…

Më shumë

Një seri testesh të kombinuara për COVID-19 dhe gripin janë futur në tregun evropian si produkte të manipuluara. Prodhuesi ka konfirmuar se seria me numër FCO24090516 është e falsifikuar. Autoritetet portugeze kanë paralajmëruar Agjencinë Spanjolle për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (AEMPS) për qarkullimin e këtyre testeve të vetëtestimit që pretendojnë…

Më shumë