- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Deri në 17:00, sipas të dhënave nga 91,59% e vendvotimeve në mbarë vendin, kanë votuar 736,992 apo 36,86% e qytetarëve me të drejtë vote, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ sapo ka përditëson të dhënat e daljes së qytetarëve në zgjedhjet e përgjithshme lokale. Prishtina…
Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar raportuan një rast të rrallë, një burrë 52-vjeçar erdhi në spital për dhimbje të lehta të stomakut, por gjatë kontrollit të zakonshëm mjekët zbuluan një tumor të madh në veshkën e tij, i cili kishte rritur gradualisht për më shumë se një dekadë pa shkaktuar…
Për herë të parë te tri paciente është kryer transferimi embrional dhe tani ato janë në pritje të konfirmimit të shtatzënisë. Këto tri gra i kanë kryer procedurat në repartin e Infertilizimit të Asistuar Mjekësor pranë Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë, i cili është përuruar para një viti. Ndërsa, kjo klinikë…
Sipas të dhënave të webfaqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 15:00, përqindja e daljes së votuesve në nivel vendi është 24.91 për qind. Komunat që prijnë në përqindje të daljes në votime janë ajo e Ranillugës me 43.78 për qind, e cila pasohet nga ajo…
Viti 2025 është shënuar nga disa prej përparimeve më të rëndësishme në shëndetin global, të cilat sipas ekspertëve pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për miliona njerëz në mbarë botën. Një raport ndërkombëtar vë në pah pesë arritje kryesore, përfshirë…
Ky studim i botuar në Environment International konstaton se ekspozimi ndaj substancave të quajtura “forever chemicals” veçanërisht PFOS dhe PCB lidhet me një rrezik të ndjeshëm më të lartë për zhvillimin e sklerozës multiple (MS), një sëmundje kronike autoimune që prek sistemin nervor qendror. Analiza përfshiu gjakun e rreth 900…
Zhvillimi i gjakut artificial po konsiderohet një nga përparimet më të mëdha të dekadës në mjekësi, veçanërisht për kujdesin emergjent dhe kirurgjinë. Kjo teknologji synon të zëvendësojë ose plotësojë gjakun e dhuruar në raste kur furnizimi është i kufizuar ose i pamundur. Sipas një raporti, testimet klinike tashmë kanë nisur…
Dehidratimi shpesh neglizhohet si problem shëndetësor, por ekspertët paralajmërojnë se edhe mungesa e lehtë e ujit në trup mund të ketë pasoja të dukshme në funksionimin e përditshëm. Trupi i njeriut përbëhet kryesisht nga ujë dhe çdo deficit ndikon menjëherë në sistemet kryesore. Sipas një studimi të publikuar, edhe një…

